SHBA-të kërkoijnë që të heqet taksa, kurse Kurti thotë se kjo do të ndodhë kur të vendoet reciprociteti

Albin Kurti thotë se me 6 tetor ai do të fitojë zgjedhjet dhe do të bëhet kryeministër i Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për “Deutsche Welle” ka thënë se më 6 tetor partia e tij do të fitojë ku ai do të bëhet kryeministër, ndërkaq Vjosa Osmani do të bëhet kryekuvendare. Kurti ka thënë se do të jetë një kryeministër i një qeverie të mirë, progresive, e cila do ta bëjë të panevojshme një opozitë si puna e Vetëvendosjes në legjislaturat 4,5,6. “Po është e vërtetë, si kryeministër nuk do ta dëshiroja ta shoh një opozitë, siç ishte Vetëvendosja dikur. Mirëpo as që do të ketë nevojë për një gjë të tillë”, ka deklaruar Kurti. Ai ka theksuar se prioritet mbi prioritet do të jetë luftimi i krimit dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik me investime të përqendruara në gjenerimin e punësimit dhe luftimi i pabarazive.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …