Çerkin Dukolli nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të veprojë në të gjitha hallkat. Sipas tij kjo do të funksionojë kur kreun e Qeverisë ta merr Fatmir Limaj. “Sistemi i drejtësisë ka shkuar mbrapsht. Ne mendojmë që askush nuk ka dhënë shembull më të mirë se Fatmir Limaj që sistemi i drejtësisë duhet të veprojë i pavarur”, ka thënë Dukolli. Ai ka thënë se i nominuari i tyre për kryeministër, Limaj është ballafaquar me gjykatat disa herë dhe ka dalë i pafajshëm nga akuzat për korrupsion. Sipas tij është i vetmi Limaj që mund ta luftojë këtë dukuri. “Drejtësia duhet ta ketë cak rastin dhe jo individin. Kryeministri Limaj është shembulli më i mirë që i ka dhënë shembull drejtësisë. Ka qenë i linçuar për 7-8 vjet por besoj se qytetarët e kanë parë se ai është shembull se si të luftohet korrupsioni”
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …