Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të organizatorit të Panairit të Industrisë Ushtarake, nga data 09-12 shtator 2019, qëndroi për vizitë zyrtare në Londër. Panairi i industrisë ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar konsiderohet si njëri ndër panairet më të mëdha në botë. Gjenerallejtënant Rrahman Rama, në kuadër të këtij panairi, ka mbajtur takime edhe me zëvendëskomandantin e Komandës së Asistencës të Sigurisë të Ushtrisë Amerikane, Robert Moore, ku së bashku kanë biseduar për shumë çështje të rëndësishme për FSK-në, si për procesin e tranzicionit, planet për ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të reja mbrojtëse, si dhe për mbështetjen që Komanda e Asistencës së Sigurisë e Ushtrisë Amerikane do të mundë të ofrojë në të ardhmen për FSK-në. Po ashtu, gjeneral Rama është takuar edhe me gjeneral major Chris Tickel, drejtor i Aftësive në kuadër të Ushtrisë Britanike, të cilin, veç tjerash, e ka njoftuar lidhur me kapacitetet aktuale të FSK-së dhe integrimin e kapaciteteve të reja sipas planit gjithëpërfshirës të tranzicionit. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë takimit shprehet se: FSK-ja po vazhdon ndërtimin e kapaciteteve profesionale ushtarake, bazuar në standardet më të larta, për t’i kontribuar sigurisë në bashkëveprim me partnerët e saj strategjikë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …