Partia Komuniste në Çeki e përkrah deklaratën e kryetarit Zeman për tërheqje të njohjes se pavarësisë së Kosovës

Partia Komuniste në Çeki e përkrah deklaratën e kryetarit Zeman për tërheqje e njohjes të pavarësisë së Kosovës

Çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës ka shkaktuar debate të mëdha në shtetin e Çekisë. Gjithçka nisi me deklaratat e kryetarit çek në Beograd, Milos Zeman, se Çekia do ta shqyrtojë mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës. Deklarata të tilla shkaktuan pakënaqësi të mëdha në Kosovë, dhe në një situatë të tillë, Prishtina zyrtare refuzoi të marrë pjesë në Samitin e Kryeministrave në Pragë. Në përkrahje të deklaratave të kryetarit Zeman, së fundmi ka dalë edhe Partia Komuniste në Çeki. Lideri i partisë Komuniste atje, Vojtech Filip ka thënë se përkrah deklaratat e Zeman. Sipas tij tërheqja e njohjes duhet të bëhet sepse në Ballkan kanë ndodhur luftëra që nuk janë aprovuar nga OKB, dhe se sipas tij bombardimi i Jugosllavisë ka qenë krim. Sidoqoftë, deklarata të tilla mund të mos kenë efekt në shtetin çek. Kryeministri i këtij shteti, dje para mediave në Pragë tha se Çekia nuk ka arsye të ndryshoj qëndrim rreth pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …