Kosnett apelon sërish deputetët që mos ta votojnë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Philip Kosnett: Në listat për deputetë të shumë partive ka individë me akuza aktive, dënime për vepra penale

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, ka kritikuar partitë politike në Kosovë, të cilat kanë vendosur në lista kandidatë për deputetë me të kaluar kriminale. Kosnett ka ngritur pyetjen se si qytetarët mund t’i marrin seriozisht këto parti politike, kur deklarojnë se do ta luftojnë korrupsionin. “Si mund ta marrin qytetarët seriozisht përkushtimin që deklarojnë partitë politike ndaj sundimit të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive janë individë me akuza aktive, dënime për vepra të tilla si krime lufte dhe sulme dhe me sanksione ndërkombëtare për krime lufte dhe korrupsion?”, ka shkruar Kosnett në twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …