Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, takon ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, takon ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Limaj ka bërë me dije se me ambasadorin italian, ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. “Bashkërisht konstatuam se vendit i duhet një proces i rregullt zgjedhor nga i cili do të formohen institucionet e ardhshme”. “Kosovës i duhet një Kuvend funksional dhe një qeveri e cila do t’i adresojë temat që e presin vendin, siç është dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës dhe reformat në drejtësi. Ambasadorin e falënderova për punën dhe angazhimin e tij në funksion të thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …