leoni

Vihet gurthemeli i SHFMU,, Lanë Selimi’’ në Lumbardhë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me Drejtorin e shkolles Smajl Lekaj, Ministrin në detyrë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kanë ven gurthemelin e SHFMU,, Lanë Selimi’’ në Lumbardhë. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin edhe ekzekutivit komunal, drejtor të shkollave, polici e Kosovës, KFOR-i, deputet, nxënëse, mësimdhënës dhe prindër. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se: ’’Du me falënderu Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi, më të cilin kemi pas një bashkëpunim të ngushtë për realizmin e projekteve infrastrukturore në shkolla. Në dy vitet e fundit e kem pas për nderë nga Qeveria Haradinaj me i plotësu një pjesë te nevojave në sektorin e arsimit, kemi filluar ndërtimin e 6 shkollave të reja në tërë territorin e komunës së Deçanit, në bashkëpunim edhe me ministrit tjera dhe donacione tjera, kemi rinovuar me efiqiencë edhe 8 shkolla tjera, kështu që në Deçan cikli i infrastrukturës shkollore po përmbyllet dal nga dal për të cilin ne jemi krenar. Ne na mbetet me investuar më tepër në cilësi, me investuar më tepër në siguri dhe në komunitet përreth shkollave tona’’. Edhe Ministri Bytyqi theksoi faktin se ka pasur investime të mëdha në komunën e Deçanit, ndërsa përmendi kontributin e deçanasve në luftë, heronjtë, dëshmorët dhe luftëtarët, të cilët kanë bërë që sot të kemi mundësi ta gëzojmë lirinë dhe shtetin. “Gradualisht, ne po e kompletojmë një infrastrukturë të mirë edhe në këtë fshat dhe jam i sigurte se po krijohet një ambient me standarde të larta, që edukimi dhe arsimimi i këtyre fëmijëve të jetë i barabartë me të gjithë të tjerët kudo”, tha ministri në detyrë. Bytyqi theksoi se krahas infrastrukturës, duhet ta ngrisim cilësinë në arsim dhe t’i përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen e vendit tonë dhe tha se këtë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, duke përfshirë edhe prindërit si një prej faktorëve më të rëndësishëm”. Për rëndësinë e kësaj shkolle ka fol edhe Drejtori Smjal Lekaj si dhe deputetja Teuta Haxhiu e cila vjen pikërisht nga ky fshat.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …