Nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, së bashku drejtoreshën e urbanizmit Sanie Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë inspektuar punimet e realizimit të projektit për asfaltimin e rrugëve në fshatin Polac, ku do të trajtohen 15 segmente me asfalt me një gjatësi 3km.
Këto investime janë duke u mirëpritur mjaft shumë nga banorët e fshatit Polac, të cilat po e përmirësojnë infrastrukturën rrugore në këtë pjesë.