Kandidati për deputet nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Social Demokrate ( PSD ), Sali Salihu ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e diasporës për vendin tonë në të gjitha etapat, para gjatë dhe pas luftës çlirimtare. Ai ka theksuar se roli i diasporës është i pakontestueshëm. Diaspora ndihmon edhe sot familjet e tyre këtu në Kosovë. Diaspora plotë 18 vjet kishte problem me pensionet, dhe askush nuk i doli që t’i ndihmojë në zgjidhjen e halleve të tyre. Mërgata është e gatshme që të investojë dhe të sjell kapitalin e saj në shtetin e tyre por Kosova nuk bëri sa duhet, madje madje edhe fondet e trustit i la jashtë vendit, ka theksuar në mes tjerash kandidati për deputet nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Social Demokrate ( PSD ), Sali Salihu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …