Duke paraqitur platformen e tij politike dhe hapat që do të ndërmerr si kryeministër i vendit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se si kryeministër i ardhshëm do të përqendrohet në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Gjatë takimit me aktivist të PDK-së, ai ka theksuar se plani i tij kundër korrupsionit do të nisë të jetësohet në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. “Ne e fituam luftën kundër Serbisë në bashkëpunim me SHBA-në dhe së bashku do ta fitojmë edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. I gjithë procesi do të jetë i mbështetur dhe i monitoruar nga partnerët amerikanë dhe të tjerët, për të siguruar maksimumin e autonomisë dhe efikasitetit. Ne e fituam luftën kundër Serbisë në bashkëpunim me SHBA-në dhe së bashku do ta fitojmë edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka thënë mes tjerash kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, kandidat për postin e kryeministrit, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …