Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( GIZ ) paraqiti ndihmën e saj dhe qeverisë gjermane për Kosovën nga përfundimi i luftës sonë çlirimtare e deri më tani. Janë rreth 600 milionë euro që qeveria gjermane i ka ndarë në këto dy dekada të veprimit në Kosovë, duke ndihmuar dhe ngritur sektorët, si: angazhimi dhe punësimi i të rinjve, bashkëpunimi ekonomik, efikasiteti i energjisë, faza e emergjencës dhe rindërtimit në Kosovë, mbështetja e ri – integrimit, përmirësimi i shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave, sektori i arsimit bazë, promovimi i turizmit, etj. Përfituese të donacioneve kanë qenë kompani publike dhe private të cilat kanë ndikuar dukshëm në krijimin e mirëqenies për qindra mijëra familje anekënd Kosovës nëpërmjet financimit të projekteve të shumta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …