Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 200 milionë euro më i ulët se i vitit aktual si shkak i pandemisë se virusit korona

Osmani: Po rriten detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve dhe bizneseve

Auditori i përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditmit,  Besnik Osmani, ka tërhequr vërejtjen se po rriten detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Ai i ka deklaruar Kosovapresit se deri tani kjo shumë ka arritur në 259 milion po ka prirje të rritjes së mëtejme. Niveli i lartë i borxheve përbën shqetësim për menaxhimin e buxhetit, për arsye se kjo vlerë është rritur për 17 për qind, krahasuar me vitin paraprak ose është rritur për 93 milionë euro. Auditori i përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditmit,  Besnik Osmani ka shtuar më tutje se niveli qendror dhe lokal, kalojnë shifrën diku mbi 2 mijë zyrtarë të punësuar me kontratë mbi vepër, ndërsa më shumë se 5 milionë euro të cilat duhet të ndahen nga buxheti i rregullt për të financuar këto aktivitete të cilat janë të rrezikuara. Ai ka theksuar më tutje se  vetëm në gjashtë ndërmarrje publike kanë 20 milionë euro humbje, ndërsa 15 ndërmarrje publike kanë diku 144 milionë euro detyrime kreditore, të cilat jo që nuk do të jenë në gjendje t’i kthejnë këto ndërmarrje publike, por do të jetë shumë vështirë për qeverinë që në të ardhmen t’u dalë në ndihmë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …