Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se koalicioni parazgjedhor AAK-PSD është duke u mirëpritur shumë mirë në opinion. Ai ka theksuar më tutje se vendimet e Qeverisë Haradinaj dhe konstruktiviteti i Partisë Socialdemokrate janë përputhur me interesat e qytetarëve të Kosovës. Qytetarët do ta votojnë këtë koalicion më 6 tetor për shkak të vendimeve që janë marrë gjatë qeverisjes Haradinaj si dhe për shkak të objektivave për njohjen e Kosovës nga Serbia. Fitorja e koalicionit AAK-PSD bazohet në mbrojtjen e shtetit të Kosovës, ka thënë në mes tjerash nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …