Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë që vije nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala ka premtuar mbështetje për prodhuesit vendor në përgjithësi dhe atyre të pijeve alkoolike dhe joalkoolike në veçanti. Ai ka thënë se sektori i verërave dhe pijeve jo-alkoolike në Kosovë po na bëjnë krenar në gjithë botën. Përkrahja e këtyre prodhimeve vendore për pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Mbështetjen ndaj prodhuesve vendor NISMA do ta vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, kurse unë do vazhdojë të jem zë i prodhuesve, përpunuesve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, ka shkruar në mes tjerash ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë që vije nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …