Mbi 23 mijë e 600 nxënës nga e gjithë Kosova sot do t'i nënshtrohen testit të arritshmërisë në shkencat ekzakte

MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës shtetërore 2019, të cilin e kalojnë 6.9% të maturatëve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka publikuar dje rezultatet e provimit të afatit të dytë të maturës shtetërore të 2019-së, sipas të cilave kalueshmëria është 60.9 për qind. Nga MASHT thonë se nga 8.577 maturantë që i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore në këtë afat, kanë kaluar 5.239. “Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8.474 maturantë dhe kanë kaluar 5.161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit”, bën të ditur MAShT. “Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon edhe një herë të gjithë akterët e përfshirë në Maturën Shtetërore, të cilët janë kujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e MASHT.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …