Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli është pritur të dielën pasdite nga qindra banorë të fshatit Polac në Skënderaj. Ai para tyre ka shpalosur planin e tij kundër korrupsionit, i cili ka thënë se do t’i hapë vendit perspektivë të re dhe hov të madh në zhvillimin ekonomik. “Në fshatin Polac dhe qytetin Skenderaj u takova me aktivistët tanë të mobilizuar për të korrur fitoren e radhës më 6 tetor. Gjatë bisedës me ta theksova se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është përparësia jonë kryesore në qeverisjen e ardhshme. Prandaj kemi paraqitur një plan gjithëpërfshirës për ta çrrënjosur korrupsionin dhe për të çliruar mundësitë për të gjithë të rinjtë tnë. Nëpërmjet zbatimit të këtij plani do t’i japim një hov të ri ekonomisë së Kosovës duke rritur mirëqënien për çdo qytetar”, tha Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …