leoni

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë e rikonfirmon se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret pë

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë e rikonfirmon se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim e vizave

Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe rrjedhimisht është koha e duhur që kosovarëve t’u hiqen vizat, ka konfirmuar BE-ja. Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka rikonfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe rrjedhimisht është koha e duhur që kosovarëve t’u hiqen vizat. Ata gjithashtu vlerësojnë se Kosova duhet t’i vazhdojë përpjekjet e saj për ta forcuar sistemin e drejtësisë. Ndonëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për heqjen e vizave, 28 shtetet anëtare të BE-së ende s’e kanë dhënë fjalën e fundit për këtë proces. Mirëpo derisa heqja e vizave të ndodhë, Zyra e BE-së ka theksuar se Kosova duhet t’i vazhdojë përpjekjet për sundimin e ligjit, të sigurisë dhe të migracionit. Në anën tjetër njohësit e çështjeve të integrimit shprehen skeptikë se deklaratat e fundit të zyrtarëve të BE-së mund ta përshpejtojnë heqjen e vizave. Sipas tyre, një gjë e tillë varet direkt nga përmirësimet që Kosova i bën në fushën e sundimit të ligjit, si dhe indirekt nga rrjedhshmëria e bisedimeve me shtetin serb./Z/

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …