Kryetari Haliti vizitoi punimet në ndërtimin e parkut në Pozheran dhe asfaltimin e një rruge në fshatin Sllatinë të Poshtme

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë vizituar Pozheranin dhe Sllatinën e Poshtme. Me këtë rast ata kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e një parku në afërsi të shkollës në Pozheran. Parku i cili po ndërtohet në këtë lokalitet pritet të këtë hapësirë gjelbëruese, ndriçim publik por edhe trotuar. Ndërkaq në afërsi të këtij parku në Pozheran janë ndërtuar edhe poligonet sportive. Ndërkaq në fshatin Sllatinë të Poshtme Kryetari Haliti dhe Kryesuesi Pira kanë vizituar punimet në asfaltimin e rrugës “Mjaku”. Aty kryetari Haliti ka bashkëbiseduar edhe me banorët e këtij lokaliteti të cilët falënderuan komunën e Vitisë për këtë projekt infrastrukturor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …