Dan Kosumi

Dan Kosumi: A jemi NE gjenerata që duhet të mendojmë për Shqiptarizmën?

Tani kur gjithandej në shtrirjen gjeografike të etnisë shqiptare, lufta për pushtet ka marrë një kahe dhe qasje jonormale, jashtë çfarëdo rregulli dhe vlere e norme demokratike. Këto beteja partiake, taborësh kundërshtare, po e bëjnë luftën e tyre dhëmbësh dhe armiqësisht, duke mos lënë pa zgjedhur rrugë as formë që nuk përket me demokracinë dhe vlerat e civilizimit bashkëkohorë!

Kjo është një luftë dhe etje për pushtet dhe interesat e tyre vetjake personale dhe assesi betejë që të fitojë më i miri për më të mirën e shqiptarëve!

Në njërën anë të kufirit thirret edhe për luftë qytetare, për rrëzimin e qeverisë, në anën tjetër tensionet janë po aq të ngritura thuajse nuk jemi në një para fushatë dhe në prag zgjedhjesh, por në beteja dyluftimesh!

Shqiptarëve si populli më i lashtë i globit, ju përsëritet përherë historia si pasojë e krenarisë së tepruar, kryeneçësisë idiote dhe fjalës së dhënë deri në vdekje!

Veset që janë të njohura tek ne, si; mburrja e tepruar, Inati deri në ditën e vdekjes, ironizimi, përgojimi, dyftyrësia, thyerja e besës, përgojimi, thashethemet, asimilimi në gjuhë dhe besime fetare deri tek urrejtja, janë trashëguar ndër ne si emocion brez pas brezi!

Vesi i inatit e ka vrarë përherë urtësinë ndër shqiptarë, inatet janë ato që na kanë dëmtuar gjatë rrugëtimit historik të organizimit shoqërorë e historik!

Edhe gjërat më të urta, idetë dhe mendimet më të ndritura, janë kontestuar dhe kontestohen me arsyetimin banal përbrenda vehtes, psh. pse e ka thënë tjetri e jo unë; cili e tha, si e tha, kur e tha …, edhe pse të gjithë thuajse e mendojnë poashtu dhe si të drejtë, qoftë debat, ide, thënje apo fjali! Kundërshtohet nga tjetri individ, udhëheqës, prijës e funksionarë me të vetmin arsyetim banal e të pathënë zëshëm, pse e tha tjetri, pse diti ta shtrojë tjetri dhe jo unë!

I shtyrë për më shumë se njëmijë vite të bëjë lufta mbrojtëse, përherë e ka luftuar vetëm armikun e jashtëm, duke e pësuar pabesishtë nga tradhtia e brendëshme, para të cilës i ka mbyllur sytë, si peng i kodit të fjalës së dhënë Besës shqiptare!

Jemi populli më i shenjtë i globit, që universit i kemi dhënë zotërat e parë si, Zeusi, Hera, Atena, Posejdoni, Demetra, Apoloni, Artemida, Hermesi, Afrodita, Aresi, Hefesti, Hestia, dhe Dionisi!

A nuk i dhamë botës edhe një NËNË në epokën që po e jetojmë ne. Shqiptaren e Lumnueme Gonxhe Bojaxhiun që bota e njeh me emrin Nënë Tereza!

A nuk i dham botës strateg dhe prijës themeltarë që ngritën dhe udhëhoqën perandori, dinasti e shtete, të cilët e bënë historinë e botës, si; Bardhyli, Batoni, Dardani, Diokleciani, Dionisi, Filipi, Herkuli, Justini e Justiniani, Konstandini, Odiseu, Le-ka-i-madh(Aleksandri i Maqedhonisë), Olimpia, Teuta, Ulkiani (Ulpiani) … Shtjefën Nimani(Nemanja), Gjergj Kastrioti, Mehmet Ali Pasha, Mustafa Kemajli(Ataturku), Napoleon Bonaparta (shqiptari i Korzikës) etj.

Shqiptarët shquhen në mbarë botën si njerëz të ditur dhe të respektuar! Ne kemi nobelistë për humanizëm dhe shkencë, kemi njerëz të shquar që kanë bërë vepra monumentale në arkitekturë, pikturë e skulpturë! Kemi yje në aktrim e këndim që kan shkelur në platot më të larta botërore! Kemi letrar, dramaturg, romansier e poet në letërsi që konkurojnë me emrat me te ndritur të letrave botërore! Kemi yjet tona në sport e që po thyejnë rekorde bote kudo nëpër olympiada e gara botërore!

Kemi veprimtar dhe biznesmen, afaristë e menagjerë të suksesëshëm, që udhëheqin kompani të përmasave globale!

Ndërsa tek ne, njerëzve të cilët dijnë, duan dhe kan oferta e ide nuk ju ipet hapsirë për ta realizuar kërkesat dhe idetë e tyre, shtrirjen e bizneseve, hapjen e vendeve të punës, menagjimin e resurseve natyrore, zhvillimin dhe rritjen ekonomike, … etj.

Pra ne sot nuk mundë t’i hedhim fajin dikujtë tjetër! Nuk mundë të themi, dje kemi dalur nga komunizmi e sundimi monist, apo nga lufta! Shqipëria bëri hapin kah demokracia gati para 3 dekadave, assesi nuk mundë të thuhet se janë pak 30 vite për t’u pjekur dhe zhvilluar krahas kombeve të rajonit dhe Evropës! Kosova po bëhen 2 dekada që u çlirua nga serbia, dhe besoj se do kishte mundësi të bëhej dhe arrihej shumë më shumë për këto 20 vite lirie!

Është pyetja që sejcili duhet t’ia bëjë vehtes? Pse ne jemi kaq të katandisur përbrenda vetes sonë si shoqëri, si komb, përpara syve të kombeve tjera që i kemi përreth dhe që na « duan aq shumë »!

Pse jemi kaq të shkapërderdhur e të molisur nga veset më çoroditëse dhe idiote!

Ku është klasa intelektuale, pse nuk i ndihet zëri, pse heshtja e tyre tanimë duket shumë normale? Kush bëri që njerëz të paditur të emërohen në pozitat udhëheqëse dhe vendimëmarrëse!

Pse nuk respektohen njerëzit e ditur! Pse anashkalohen dhe nuk pyeten për asgjë! Pse shumë nga ata janë sot të fyer e përbuzur, janë edhe raste sociale!

Pse jemi të ndarë në shumë shtete, kjo tanimë dihet nga e kaluara historike, luftërat e përgjakshme, ndarja e gjahut në dëm të të dobëtit dhe shuarja e apetiteve të të uriturve, përmes konferencave të paqeve të rreme të pasluftërave ballkanike e botërore!

Por nëse i këthehemi të sotmës, pa e harruar assesi të kaluarën sa të rëndë dhe sa të hidhur, herë të dhimbshme e herë krenare, rënjet e ngritjet, sukseset dhe dështimet!

Sot kur kemi dy shtete shqiptare në ballkan, si dhe miqësinë si kurrë më herët me shtetet më të fuqishme dhe më të industrializuara në botë, në vend se të nxitojmë, e të mos e humbim këtë dhënje dore e të fortit, për kapërcimin e gjithë atyre periudhave robërie e diktature dhe nxënjen e hapit me kombet e prosperuara euroatlantike!

Cfar po bëjmë ne si komb?

Çfar po bënë elita shtetërore dhe liderët e njëqind partive?

Kah po e drejtojnë vendin dhe neve si popull?

A është kjo epokë vendimtare për ëndrrën epike të kombit tonë – Shqipërinë etnike të bashkuar në një shtet apo « aleancë kombëtare »!?

E dini ju që shqiptarët e mbetur jashtë kufinjëve të Shqipërisë dhe Kosovës, i kanë sytë, mendjen, zemrat dhe shpresat tek ne! Ata e duan një Shqipëri dhe një Kosovë të fortë! Shqiptarët Çam në trojet e tyre autoktone në Greqi, as që guxojnë ta përmendin identitetin e tyre, ndërsa Greqia është shtet i bashkimit Evropian! Shqiptarët në Maqedoni në Mal të zi, si poull shtetformues pa ndihmën e shteteve tona nuk mundë ti përballojnë erërat e inskenuara shoviniste serbo-maqedone-malazeze për destabilizim dhe kërcnim të jetëve, lirisë në përdorim të gjuhës, flamurit kombëtarë, shkollimit në gjuhën amtare të shqiptarëve atje! Po shqiptarët e Luginës që nuk ju lejohen as të drejtat më elementare, tekstet shkollore, simbolet kombëtare!

Vetëm dy shtete të qëndrueshme shqiptare në ballkan, për kohen dhe momentumin kohor, janë garancia dhe siguria e shqiptarëve të mbetur padrejtësishtë të ndarë copë-copa!

Pas gjithë kësaj dileme, kur kemi arritur në tehun e mprehtë bri thënjes « të jesh apo të mos jesh » është më së e domosdoshme, që populli ta formoj sikur një pari – Ballin e kombit, që ta marrë rolin e KËSHILLIT TË PAJTIMIT! Në krye tę këtij Balli/Këshilli, të zgjidhen pleqnar dhe akademik të dëshmuar e që i do populli, të ditur e të dëshmuar dhe të pazhytur në politikbërjen e deritanishme! Të ulen dhe ta bëjnë një memorandum, projekt dhe detyrë! T’i ftojnë në takime veç e veç të gjithë udhëheqësit partiak dhe shtetërorë, akademitë e shkencës së dy shteteve, si dhe udhëheqës institucionesh ndërshtetërore, dhe klerit të të gjitha besimeve!

Pastaj t’i ftojnë të gjithë në tryezën e pajtimit, që t’i shtrëngojnë dorën njëri tjetrit duke u marë ngrykë me njëri tjetrin, duke u parë si konkurent në politikë dhe shtetbërje me njëri tjetrin dhe jo si armiq të përbetuar!

Pa arritjen e një pajtimi të kësaj natyre, do jetë populli humbës i gjithqkahjes, i prosperitetit, arsimimit, hapjes së vendeve të punës për rininë, ngritjes ekonomike, ndalimin e ikjeve të tyre në kërkim të një jete më të mirë në shtetet përendimore dhe kthimin  e tyre në atdhe!

Nëse nuk arrijmë ta bëjmë sot, kur kemi mundësitë si asnjëherë tjetër, duke u rreshtuar pas shteteve mike që na duan të mirën dhe na kanë shtrirë dorën ndihmëtare, nesër do jetë shumë vonë!

Unë dhe të gjithë ata që e duan shqiptarizmën, miqtë dhe shokët gjithandej në të katër anët e botës, ftoj të gjithë ata intelektual që mendojnë njësoj sikur kjo thirrje imja, ju thërras me zërin më njerëzor dhe vëllazëror që ta ngrisim zërin dhe të mos rrijmë dhe presim çfar na sjell fati! Të bëhemi zëri i tokës mëmë, i dëshmorëve dhe të rënëve, t’ua kthejmë buzëqeshjen fëmijëve dhe motrave tona, baballarëve e gjyshërve tanë në moshë, shërimi i zemrave të nënave e gjysheve që përjetuan si askush tjetër ngjarjet nëpër kohë …

… të bëhemi bashkë, ejani dhe bëhuni shpresa, dëshira, gëzimi, krenaria, prosperiteti, mirëqenia …

Bëhuni vetë LIRIA!

Jemi gjenerata që kemi detyrim dhe përgjegjësi historike, që s’duhet të presim çfarë shteti me këta pushtetarë do të bëjnë për Ne! Por çfar ne duhet të bëjmë për shtetin dhe çfar pushtetarësh vërtetë duam!

Ta bëjmë pra?!

16 shtator 2019, Bernë – Zvicër

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …