Selimi: Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos i konfirmojë aktakuzë as Thaçit dhe as një ushtari të UÇK-së

Kandidati për deputet, Rexhep Selimi thotë se pas 6 tetorit Kosova do të jetë në kahun e duhur të zhvillimit të saj

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për deputet, Rexhep Selimi, ka bërë me dije se aktualisht kjo lëvizje është në fazën përgatitore dhe të mobilizimit të strukturave të organizatës dhe të anëtarësisë që në fushatë të hyjë sa më e përgatitur. Ai ka thënë se ky mobilizim i Lëvizjes po pritet me frymën e fitores kudo që po shkojnë dhe të kushdo që po e takojnë. Ai ka ironizuar me të larguarit nga kjo parti duke thënë se mbështetja për Lëvizjen dhe ardhjet e reja nuk po ndalen sa që kanë harruar se kush ka ikur tashmë. Ai thekson se gara në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së nuk e përjashton bashkëpunimin për qeverinë Kurti. Selimi ka vlerësuar se pas 6 tetorit Kosova do të jetë në kahun e duhur të zhvillimit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …