leoni

Veseli: Mbështetja shumë e madhe anekënd Kosovës po më bën krenar dhe të përkushtuar për të ardhmen e vendit

Veseli: Mbështetja shumë e madhe anekënd Kosovës po më bën krenar dhe të përkushtuar për të ardhmen e vendit

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli është pritur hënën në fshatin Dumnicë të Besianës nga qindra aktivistë të PDK-së dhe qytetarë të shumtë që i janë bashkuar për ta mbështetur për kryeministër të ardhshëm. Veseli tha se mbështetja shumë e madhe anekënd Kosovës e bënë atë krenar dhe të përkushtuar për të ardhmen e vendit. Ai ka theksuar se lufta kundër korrupsionit i përket të gjithëve e më së shumti ka të bëjë me fëmijët tanë të cilët po emigrojnë sepse nuk po gjejnë mundësi këtu. Sipas tij kjo duhet të marrë fund dhe nëse bëhemi të gjithë bashkë patjetër se do të marrë fund.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …