Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund t’i vënë në garë fuqitë e mëdha

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të prodhojë një garë mes fuqive të mëdha. Pas Shteteve të Bashkuara nuk përjashtohet mundësia që edhe Gjermania të emërojë një emisar të posaçëm për dialogun. Serbia nuk e ka problem ta zgjerojë tryezën e negociatave me këdo që mund të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë në heqjen e taksës. Dialogu me Serbinë është tema kryesore me të cilën duhet të merret Qeveria që do të dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Pas raportimeve se shteti gjerman planifikon ta emërojë një emisar për dialogun, në Ambasadën e këtij shteti në Prishtinë të hënën nuk kanë komentuar rreth kësaj çështjeje. Gjermania është kundërshtar i fuqishëm i ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe këtë qëndrim e ka shprehur disa herë kancelarja Angela Merkel.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …