Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot ishte pjesë e konferencës 4 ditore ‘Java për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kosovës’, e cila organizohet në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Qeverinë Gjermane, Balkan Green Foundation dhe INDEP ku qëllimi kryesorë është të afroj ekspertë nga fusha e energjisë dhe ambientit për të diskutuar të ardhmen e vendit në këto fusha. Sipas komunikatës për media nga MZHE, Lluka tha që Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për energji të ripërtërishme. Vitin që vjen, priten të jepen mbi 200 MW energji solare përmes dy platformave të ndara. Ai gjithashtu ceku që përveç mundësisë për gjenerim komercial të energjisë elektrike, potenciali është edhe më i madh tek gjenerimi për vetkonsum, si për shtëpi ashtu edhe për biznese. Ai shtoi se e njëjta vlen edhe për bizneset që operojnë në Kosovë, por fatkeqësisht, akoma nuk kanë gjetur përkrahjen e duhur nga rregullatori i energjisë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …