Sigurimet në bujqësi, segment i rëndësishëm për avancimin e sektorit

Me këtë rast, sekretari i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, është shprehur i gatshëm për të rritur bashkëpunimin me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, me qëllim të avancimit të mëtejmë të këtij sistemi dhe arritjes së rezultateve tjera, po ashtu të ndërlidhura dhe tejet të rëndësishme në prodhimtarinë bujqësore në Kosovë. “Ministria e Bujqësisë në vazhdimësi do të jet në përkrahje të sektorit të bujqësisë, duke shikuar format më të mira për të mbrojtur punën dhe të ardhurat e fermerëve në njërën anë, por edhe standardin e jetës së tyre të ndikuar nga humbjet eventuale të prodhimit ose cilësisë, në anën tjetër”, tha sekretari Halimi. Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka thënë se kjo komponentë është esenciale në rritjen e biznesit bujqësorë dhe me lansimin e sistemit të sigurimeve në bujqësi është krijuar fillimisht një mjedis i përshtatshëm ligjor. “Sigurimi i produkteve dhe mjeteve bujqësore janë një segment shumë i rëndësishëm për ta zhvilluar dhe avancuar,  si sektorin e bujqësisë edhe më tej dhe për ta bërë atë më konkurrues, si dhe për ta forcuar mjedisin e përshtatshëm e për t’i rritur aftësitë teknike në mënyrë që të ndihmohet sa më tepër që është e mundur në zbutjen e rreziqeve që kërcënojnë këtë sektor, ka thënë Mazreku. Ndryshe, në fillim të këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë lansuar sistemin e sigurimeve bujqësore në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …