Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj, ka mbajtur takime me strukturat partiake në Shtime dhe Lipjan. Limaj ka thënë se mbështetja për projektin Bashkë për Shtetin po rritet çdo ditë e më shumë. Ai ka kërkuar angazhim maksimal në përkrahje të projektit Bashkë për Shtetin. “Shtimja në kohë është rreshtuar në mbështetje të Nismës dhe pres që fitorja jonë e madhe ta mbajë vulën edhe të këtij qyteti. Lipjani tani ka një milion arsye këtë radhë të jetë krenar dhe të dalë e të votojë”, ka thënë Limaj. Ai ka shtuar se: “Nga ajo që po shoh në tubimet tona në terren, vetëm sa po forcohet bindja se Nisma dhe partnerët e saj do të jenë befasia më e madhe pozitive e këtyre zgjedhjeve”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …