Dy sulme vetëvrasëse të ndodhura të martën në Afganistan u kanë marrë jetën të paktën 48 personave dhe kanë plagosur disa dhjetëra të tjerë. Sipas mediave ndërkombëtare, një nga shpërthimet u verifikua në provincën Parvan, në veri të Kabulit, në një miting politik ku do të fliste edhe kryetari Ashraf Gani. Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në afërsi të ambasadës amerikane në qendër të kryeqytetit afgan. Në dy shpërthimet u verifikuan përkatësisht 26 dhe 22 viktima. Atentatet u morën përsipër nga guerrilasit talebanë përmes një komunikate për shtyp. “I kishim paralajmëruar qytetarët që të mos merrnin pjesë në tubime politike. Tani, nëse ata vuajnë është faji i tyre”, thuhet në deklaratë. Grupi i rebelëve ka vijuar fushatën e atentateve edhe pse në të njëjtën kohë është i përfshirë në bisedimet për paqen. Megjithatë, më herët gjatë muajit kryetari amerikan Donald Trump i shpalli negociatat me ta “të vdekura”. Nga ana e tyre, rebelët refuzojnë të ulen në bisedime me qeverinë afgane dhe kanë paralajmëruar se do të pengojnë zgjedhjet presidenciale që mbahen më 28 Shtator.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …