Specialistët stomatologë të papunë edhe sot kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë, ata kërkojnë punësimin e tyre

Specialistët stomatologë të papunë edhe sot kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë

Specialistët stomatologë të papunë edhe sot kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kanë vendosur mantelët e tyre të bardhë në dyert e këtij institucioni. Për të dhjetën herë ata po kërkojnë plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ, e cila ua mundëson punësimin në kujdesin parësor. Mirjeta Berisha, përfaqësuese e specialistëve stomatologë të papunë, tha se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili u kishte premtuar që do i priste sot në takim, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ajo tha se dëshirojnë takim vetëm me ministrin Ismaili, dhe se nuk u intereson pse është kohë fushate. Nëse të njëjtit nuk reflektojnë ndaj kërkesave të tyre, Berisha tha se do i ashpërsojnë protestat. Grupi protestues ka provuar të hyjë brenda këtij institucioni, për t’u takuar me personat përgjegjës të Ministrisë së Shëndetësisë, por që të njëjtit nuk janë lejuar.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …