Vihet gurthemeli i ndërtimit të objektit të ri të Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, ekzekutiv komunal dhe përfaqësues të ndërmarrjes ,,Higjiena’’, kanë ven gurthemelin e ndërtimit të objektit të ri të Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ në Deçan. Ky objekt do ti plotësoi të gjitha kushtet për këtë ndërmarrje e cila ka rritë edhe kapacitetin e punës dhe pretendon që deri në mesin e vitit 2020, të shtrihet në gjithë territorin e komunës së Deçanit me grumbullim të mbeturinave dhe aktivitet të tjera. Kryetari Ramosaj tha se, komuna e Deçanit është duke ecur gradualisht drejt krijimit të një ambienti të pastër dhe ekologjikë, jam shumë i lumtur që kam arritë që këtë ndërmarrje ta kem nën ombrellën e komunës pra Ndërmarrje Komunale, ndërsa fillimi i punimeve për ndërtimin e objektit të ri më bën të ndihëm jashtëzakonisht mirë me vet faktin se në vazhdimësi jam duke bërë përpjekje që kjo ndërmarrje të ketë trajtimin e duhur sepse edhe shtimi i vëllimit të punës kërkon kushte më të favorshme për punëtorët tha Ramosaj. Ndryshe Grupi i Operatorëve Ekonomik ENGINEERING GROUP SH.P.K.; Çeta – General dhe Invest Group ,të cilët edhe do të jenë punë kryesit e këtij objekti, tregojnë se në bazë të dinamikës së punës objekti do të përfundohet brenda 24 muajve ndërsa vlera investive e këtij projekti kapë shifrën 258.749,40 €uro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …