Në Landovicë, është përkujtuar, komandanti dhe dëshmori i lirisë Skënder Gashin

Në Landovicë, është përkujtuar, komandanti dhe dëshmori i lirisë Skënder Gashin, në 19 vjetorin e ndarjes të padrejtë nga jeta dhe detyrat e tij në shërbim të lirisë e të forcimit të paqes që shqiptarët e këtij nënqielli ishim fljuar. Në një postim të kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi thuhet, Skënderi ishte ndër ushtarët e parë të lirisë, i cili la rehatinë dhe mirëqenien në Austri dhe u bashkua në radhët e çlirimtarëve në UÇK. Jeta dhe vepra e tij qenë mbushur me atdhedashuri dhe në çdo hap e veprim e dëshmoi këtë. Pjesëmarrës në shumë beteja të UÇK-së prej nga doli faqebardhë e i pathyer. Udhëhoqi me përgjegjësi njësitin që i ishte besuar, duke mos ju bërë bisht detyrave luftarake. Si komandant i logjistikës në njësinë e TMK-së në Sallagrazhdë dëshmoi aftësi e kompetencë ushtarake. Skender Gashi u vra pabesisht nga një dorë tinzare më 18 shtator 2000, duke lënë në kujtesë një mori veprash luftarake e organizative. Eprori i TMK-së Skënder Gashi do të mbahet mend për punët e mëdha e fjalët e pakta, për vendosmërinë e devocionin në kryerjen e detyrave ushtarake, për ndershmërinë e besnikërinë e dëshmuar. Gjithçka në jetën e tij ishte veprim dhe aksion për atdheun, duke u bërë shëmbëlltyrë. Kujtimi dhe nderimi për të janë pjesë e obligimeve tona dhe ne do ta ruajmë me respekt e admirim, sepse Skënderi është biri i këtij populli që i dha të gjitha, edhe jetën për lirinë dhe ndërtimin e paqes në Kosovë.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit të lirisë Skënder Gani Gashit!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …