Partitë politike po vazhdojnë të mos tregojnë se sa do të shpenzojnë gjatë fushatës. Përjashtim në këtë mes ka bërë Vetëvendosje, e cila ka njoftuar se për zgjedhjet e 6 tetorit ka paraparë të shpenzojë mbi 500 mijë euro. Vlerësohet se përveç buxhetit të ndarë nga shteti partitë pranojnë edhe donacione të atilla, të cilat nuk i raportojnë fare. Subjektet politike po vazhdojnë të jenë jotransparente sa i përket mënyrës së financimit dhe shpenzimeve para zgjedhjeve. Përpos buxhetit të shtetit (mbi 4 milionë euro), i cili ndahet secilin vit për partitë e përfaqësuara në Kuvend, këto parti financohen edhe në forma të tjera. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë të ditur se përgjatë fushatës zgjedhore do të shpenzojë 565 mijë euro në total.Përfaqësuesi i Sekretariatit të Financave në Lëvizjen Vetëvendosje, Bekim Gashi, ka thënë se LVV-ja financohet ashtu si e parasheh Ligji për Financimin e Subjekteve Politike, nga pagesa e kuotës së anëtarësisë, nga Fondi për Demokratizim të Subjekteve Politike, që ndahet nga KQZ-ja dhe përmes donacioneve të vogla nga qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …