Një ditë do të mësoni edhe nga jeta ime.
Do të çuditeni si kam mundur të qesh me humorin tuaj, do t’ia besoni lotin tim sa herë kam “pëlqye”. Ju do të bindeni se vërtetë ju kam dashur pa paragjykime.
Ju do të bindeni se ne forcën time ekziston ndjenja e ç fajësimit për tjetrin, falja, por jo harresa, por jo qetësia në shpirt .
Ju do të bindeni se asnjëherë nuk ia lejova vetes të isha mos falëse e gjakut të lirisë. Ju e dini që këtë të drejtë askush s’e ka, as unë.
Unë kurrë nuk qava as nuk vuajta për dëshmorët.
E pranoj, më dhimbsen FORT, por jo gjerë tek mos arsyeja. Të lumtë Ata.
Ju do kuptoni sa shume lakmova e lakmoj ata në varre, me të vetmen arsye që ata nuk kanë dhimbje shpirti.
Ju do të mësoni mbi një histori të trishtë që ma mban shpirtin në flakë që shumë vite.
(Disa e dinë të gjithën).
Do të mësoni sa pak gjëra të bukura gjejmë tek njeriu. Pak e shumë rrallë( edhe unë jam njeri).
Ju, besoj më kuptoni që nuk po paragjykoj.
Unë kam besuar DHIMBJEN.
Kam besuar LUMTURINË.
I kam respektuar dhe vazhdoj njëjtë…
Do të mësoni që mos të shpresoni përtej vetes tuaj, përtej forcave tuaja.
Nëse ende po prisni që dikush t’i ndjej plagët tuaja , ju keni bërë mëkatin më të rëndë ndaj vetes.
Mos prisni!
Mos shpresoni!
Përballuni me veten dhe fatin tuaj!
Mos duroni gënjeshtrën, mos gënjeni për hir të njëfarë mëshire, se mëshira ra e para në vijën e frontit të luftës.
Njerëzorja u qëllua për Zhdukje dhe jo vetëm për Vdekje.
Një ditë do vendos t’i nxjerr nga ” dollapët e varrit të zemrës” disa gjëra që ta denoncoj “aktrimin” e njeriut para vuajtjes së tjetrit dhe do të më marrin inat disa nga ata që e dinë këtë ngjarje. Do të më urrejnë për vdekje. Po po, për vdekje.
Por unë jetoj.
Jetoj për JETEN…
Eh pra…
Ballin lart o dhimbja e shpresa ime!
Ballin lart o dhimbjet tuaja!
Dorën në zemër , as kriminelët nuk bëjnë krime sikur të ishin të vetëdijshëm për krimin që bëjnë.
Unë do vazhdoj të qesh e të qaj bashkë me Ju sa herë t’ju godasin këto fate( lutem veç për lumturinë tuaj).
MOS JETONI NË ËNDËRRA SIKU UNË!
ZGJOHUNI THIRNE VETËN ME SA ZË QË KENI, DHE MBESHTETJUNI ZOTIT DHE VETËM VETËS.
Aty ku keni shpresuar, aty do “fundoseni”.
Më besoni,
MOS BESONI!
Po jetojmë pa NJERËZOREN.
ËSHTË VRARË dhe ZHDUKUR.
AS VARRIN as NISHANIN mos ua kërkoni.
Ribëjeni, ri lindeni, ri silleni , por, nuk besoj…
Ajo ka pësuar STOPIN në fundin e Fundit të një HUMNERE.
Filloni ose vazhdoni të shpresoni nëse unë nuk kam të drejtë.
Më ftoni dhe mua nëse e gjeni atë ( njerëzoren)
Do zgjohem qoftë dhe nga varri besoj…