Filluan punimet në rrugën Rezallë – Rezallë e re

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, Gjerneralin Ilaz Dërguti, asamblistin Sami Aruçi, drejtoreshën e Urbanizmit Sanie Ahmeti dhe inxhinierë, kanë marr pjesë në fillimin e rrugës Rezallë – Rezallë e re. Ndër të tjera Kryetari Jashari theksoi: “Banorët e fshatit Rezallë dhe Rezallë e re, më nuk do ta kenë shqetësimin e rrugës që lidhë këto dy fshatra me gjatësi rreth 3km, sepse sot filluan punimet në këtë rrugë e cila sipas projektit dy vjeçar do të asfaltohet. Urime të gjithë banorëve të kësaj pjese për këtë rrugë.

Jemi duke punuar gjithandej dhe do të vazhdojmë të punojmë për Skenderajn tonë”, tha kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …