Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë përmendur asnjëherë opsionin e shkëmbimit të territoreve. “Demarkacioni e ka rrëzuar një kryeministër. E ka rrëzu kryetarin e vet për me dal tash kandidate për kryeministre”. “Të dialogu aq kanë spekuluar, aq kanë dëmtuar edhe në raport me SHBA-të që është e pandershme sepse SHBA-të kurrë nuk e kanë hapur opsionin e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve”, është shprehur Veseli. Ai ka thënë se është i vetmi lider që e ka paraqitur qëndrimin për dialogun që një kohë të gjatë. “Unë jam i vetmi lider prej krejt partive politike që më shumë se një vit e pesë muaj e kam paraqitur dokumentin për qëndrimin tim dhe të PDK-së për dialogun”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …