Ambasadori në shkuarje i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, paralajmëroi të enjten se vendi i tij do të vazhdojë të inkurajojë rifillimin e dialogut. Ai gjatë një takimi lamtumirës me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, tha se Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë e gatshme për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, derisa nga Beogradi pret të ndërmarrë hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve. Scott vlerësoi që Beogradi dhe Prishtina nuk fitojnë asgjë nga ngecja aktuale e procesit të dialogut dhe se një zgjidhje do të nënkuptojë një stabilitet më të madh në Ballkanin Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …