Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet në Iowa të SHBA-së, ka vizituar Gardën Kombëtare të shtetit Iowa, ku është pritur nga Gjeneralmajori Benjamin Corell dhe ka takuar pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnimet atje. Përmes një njoftimi për media, të zyrë së presidencës thuhet se “Thaçi ka falënderuar gjeneralët dhe ushtarët e Gardës Kombëtare, të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar në ngritjen e profesionalizimit të ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së”. “Jemi mirënjohës për përkrahjen e gjithanshme që i keni dhënë FSK-së”, u shpreh Thaçi. Gjeneralmajori Corell, i cili e ka marrë postin para një muaji, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me FSK-në. Gjeneralmajori Corell, i cili e ka marrë postin para një muaji, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me FSK-në. “Jemi krenar me pjesëtarët e FSK-së kudo ku shërbejnë ata”, u shpreh ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …