Malisheva përfituese e grantit të performancës “mjedisi i pastër”

Komuna e Malishevës, është përfituese e grantit të performancës “Mjedisi i Pastër”. Në një shkresë në adresë të Komunës së Malishevës, e dërguar nga Komiteti Drejtues i Grantit të Performacës –Mjedisi i Pastër, Komuna e Malishevës, është përfituese e 126 mijë e 408 eurove. Bazuar në këtë shkresë, në bazë të vlerësimit të indikatorëve të përcaktuar për grantin e performancës-mjedisi i pastër, Komuna e Malishevës, është renditur në vendin e 12 me 61 pikë. Kriteret për të qenë përfitues i këtij granti kanë qenë tri, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në MAPL dhe tetë indikator të Menaxhimit të Mbeturinave, të nxjerra nga AMMK në Ministrinë e Mjedisit. “Mjedisi i pastër dhe rruajtja e tij, është prioritet mbi prioritetet në mandatin tim qeverisës, dhe deri në fund do të jem i përkushtuar në ruajtjen e ambientit. Për këtë qëllim jemi angazhuar që të kemi mirëmbajtës të ambientit në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës. E falënderoj Komitetin Drejtues të këtij granit, për vlerësimin, pasi ky grant i fituar, është edhe një motiv më shumë që të angazhohemi edhe më tepër për ruajtjen e mjedisit të pastër”, ka thënë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pas marrjes së njoftimit për përfitimin e këtij granti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …