Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se pozita e Serbisë në Kosovë është përforcuar. Para nisjes për në New York , ku merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Daçiq ka thënë se Lista Serbe me sjelljen konstruktive në Kuvendin e Kosovës ka kontribuuar në përforcimin e pozitës së popullit serb. “Pozita jonë është përforcuar duke marrë para sysh se në konfliktet e brendshme, jostabilitetin dhe demonstratat, Lista Serbe është sjellë në mënyrë konstruktive dhe kjo sjellje ka qenë në interesin tonë”, ka thënë Daçiq për mediet në Serbi, i cili edhe kësaj radhe ka akuzuar autoritetet e Kosovës për mos zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, pavarësisht se Serbia deri tani nuk ka realizuar gati asnjë pikë të marrëveshjes.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …