Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili e nënshkruan Listën e re e barnave esenciale e cila hyn në fuqi sot

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili e nënshkruan Listën e re e barnave esenciale e cila hyn në fuqi sot

Është nënshkruar sot Lista e re e barnave esenciale e cila hyn në fuqi sot. Në këtë listë janë rreth 100 barna të reja për sektorin e shëndetësisë publike, si dhe gjenden edhe barna për Onkologji dhe sëmundje të rralla. Nga të pranishmit në këtë ceremoni, Lista e re e barnave është vlerësuar të jetë e një rëndësie të veçantë. Drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë theksuan se finalizimi i kësaj liste është arritur pas një pune një vjeçare, për nevoja të qytetarëve për barna cilësore, të sigurta dhe falas. Ministri në detyrë në Ministri të Shëndetësisë, Uran Ismaili theksoi sot se pas shtatë viteve u japin një mundësi familjeve të prekura me sëmundje të ndryshme që t’i kenë ato barna falas. “Lista hynë në fuqi sot, nuk do të mbetet vetëm në letër. Trajton sëmundje të ndryshme, për kancer dhe të tjera”, tha ai. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se “për këtë vend dhe për këtë sektor, duhet të punohet më ndershëm dhe pa korrupsion”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …