Kryetari i PDK-së njëhërësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli sot pasdite ka shpalosur programin e tij ekonomik. Në një takim me përfaqësuesit e Odave Ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve, Veseli iu ka premtuar atyre se në qeverisjen e ardhshme nuk do t’i ngarkojnë me asnjë tatim të ri, teksa theksoi se do ta ketë lehtësira konkrete në sektorin e ndërmarrësisë. “Në qeverisjen tonë të ardhshme ne nuk do t’iu ngarkojmë më asnjë tatim të ri, do të ketë lehtësira, do largohet burokracia, këto janë iniciativa konkrete. Prioriteti kryesor i imi do të jetë ekonomia e lirë, prodhuese edhe inovatime. Kjo i jep Kosovës një epokë të re, për këtë duhet të instalohet sundimi i ligjit, për këtë nuk mund të lejojmë që njerëzit që janë të korruptuar të na ndalojnë, kjo luftë kundër korrupsionit do të largoj konkurrencën jolojale”, tha ai. Veseli foli edhe për disa veprime tjera siç janë legalizimi i ndërtimeve pa leje, punësimi i të rinjve, prodhuesve vendor, ligji për investime strategjike. Ai ndërmarrësve gjithashtu iu adresua me një kërkesë që mos të blejnë toka, pasi ato do t’iu jepen me qëllim për të investuar në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …