Shefja e Misionit Vëzhgues nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel ka deklaruar se BE-ja do të mbështesë organizimin e zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Ajo ka shtuar se BE-ja do t’i dërgoj në Kosovë 100 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. Misioni ynë vëzhgon procesin zgjedhor para, gjatë dhe pas votimit më 6 tetor dhe reflekton angazhimin e vazhdueshëm të BE-së drejt mbështetjes së zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, ka theksuar shefja e Misionit Vëzhgues nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel. Ekipi bazë prej 9 analistësh ka arritur në Prishtinë më 7 shtator, kurse 18 vëzhgues afatgjatë janë dërguar nëpër Kosovë më 15 shtator për të vëzhguar procesin në të gjitha 38 komunat. Pjesa tjetër e ekipit do t’i bashkohet misionit pak para ditës së zgjedhjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …