Kandidati i koalicionit Nisma -AKR-PD, Fatmir Limaj ka paraqitur platformën e tij qeverisëse të vendit para aktivistëve dhe strukturave të Nismës në Prizren. Ai theksoi se qytetarët nuk duhet të mashtrohen nga fjalët, pasi tema e parë do të jetë dialogu dhe taksa. Në këto katër vite na presin tema të rëndësishme për vendin, prandaj na duhet me gjet më i bashkuar njerëzit, me i ofruar edhe ata që nuk pajtohen. Jo përplasje, po afrim të qëndrimeve në tema nacionale, kjo ka qenë jeta ime politike dhe slogani bashkë për shtetin këtë kuptim e ka. Kurrë më e nevojshme nuk ka qenë me qenë bashkë për shtetin në disa tema që na presin ditën e parë të qeverisjes. Duhet me pas guxim me iu thënë qytetarëve çka e pret vendin, duhet me pas guxim me shkuar me u ul atje në tavolinë edhe mençuri. Guxim intelektual jo primitiv. Para qytetarëve të Prizrenit, Kandidati i koalicionit Nisma -AKR-PD, Fatmir Limaj tha se prioritet të qeverisjes e kanë zhvillimin e bujqësisë, ku tha se për katër vitet e ardhshme kanë paraparë 500 milionë euro investime në bujqësi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …