Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Historia e shtet-formimit te Republikës së Kosovës nuk fillon në vitet 1989-1990 apo në vitin 2007 e më vonë!

Duke  komentuar përpjekjet antihistorike, që po bëhen lidhur me pretendimet për ta paraqitur Lëvizjen pacifiste dhe LDK-së si prijatare dhe fillestare të formimit të Shtetit të Kosovës, ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi në një shkrim analitik ka nënvizuar se ‘askush të mos mendojë se historia e shtet-formimit te Republikës së Kosovës fillon në vitet 1989-1990 apo në vitin 2007 e më vonë! E aq më pak, se luftën a pavarësinë e paska bërë ndonjë individ i vetëm pse e paska pasur një “ëndërr”?! Përpjekjet e tilla, janë “lojë e fëmijëve plëngprishës”! As edhe një parti e vetme në Kosovë nuk mund të quhet shtetformuese, e më se paku mund të quhet ajo parti, e cila jo vetëm që se kishte gjetur çelësin për bërjen e shtetit ( veç improvizimeve), por s’ishte e gatshme as të bënte hapin e duhur për bërjen e shtetit. E shtetet nuk bëhen pa luftë. Këtu nuk mund të them, por as dua të them, se ata nuk e donin shtetin. Të duash shtetin dhe ta gjesh rrugën e bërjes së shtetit, janë dy gjera që kanë dallime sa dita me natën. Nuk e mohoj faktin se këta që e “duan” shtetin janë më shumë sesa ata që e bëjnë shtetin. Prandaj behën përpjekje për t’ia rrëmbyer meritat shtetformuese, Lëvizjes së Fshehtë Kombëtare për Çlirim, e cila është nëna e babai i Luftës Çlirimtare të Kosovës, në krye me Adem Demaçin e më vonë me Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Adem Jasharin.

***

Njeriu sa të jeton dëgjon edhe në pleqëri mëson. Kemi dekada që jemi mësuar të dëgjojmë për mashtrime, gënjeshtra e të pavërteta të panumërt, që mohojnë historinë politike të shqiptarëve të Kosovës, se gjoja kjo apo ajo parti na qenka shtet-formuese?! Pas ngjarjeve të vitit 1981, gënjeshtra serbe, rrej 101 herë për t’i besuar edhe vet gënjeshtari, ishte bërë përditshmëri edhe e disa shqiptarëve të kohës. Seç mu kujtua një thënie e Jakov Xoxës i cili jo rastësisht thoshte: “Kur rrinë bashkë e mira dhe e keqja, i japin dhe i marrin nga diçka njëra tjetrës”. Si po duket, krye qeveritarët tanë, kanë mësuar gënjeshtrat nga ajo kohë! Madje kanë shkuar edhe përtej tyre!

Pse po e them ketë?

As edhe një parti e vetme në Kosovë nuk mund të quhet shtetformuese, e më se paku mund të quhet ajo parti, e cila jo vetëm që se kishte gjetur çelësin për bërjen e shtetit ( veç improvizimeve), por s’ishte e gatshme as të bënte hapin e duhur për bërjen e shtetit. E shtetet nuk bëhen pa luftë. Këtu nuk mund të them, por as dua të them, se ata nuk e donin shtetin. Të duash shtetin dhe ta gjesh rrugën e bërjes së shtetit, janë dy gjera që kanë dallime sa dita me natën. Nuk e mohoj faktin se këta që e “duan” shtetin janë më shumë sesa ata që e bëjnë shtetin. Prandaj behën përpjekje për t’ia rrëmbyer meritat shtetformuese, Lëvizjes së Fshehtë Kombëtare për Çlirim, e cila është nëna e babai i Luftës Çlirimtare të Kosovës, në krye me Adem Demaçin e më vonë me Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Adem Jasharin.

Partitë, partia apo edhe individët që mundohen ta grabisin vlerën e Lëvizjes së Fshehtë Kombëtare për Çlirim dhe të krijesës së saj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke menduar se meritat atdhetare, janë si parat e pista me të cilat blihen vendet e punës dhe të futurit e rrejshëm në listat e veteranëve të luftës apo blihen e shiten votat, përfshirë edhe ato të deputetëve që pastaj të merren pozitat e larta shtetërore! Çdo përpjekje për t’ia grabitur meritën e shtetformimit, Lëvizjes së Fshehtë për Çlirim Kombëtar, ku përfshihet edhe e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është krim.

Kush mund të mohojë përpjekjen 86/87 vjeçare për çlirim, e cila fillon në vitet 1912/1913. Ndërsa në menytë të organizuar politike në nëntorin e vitit 1918 në Shkodër me Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën dhe anëtar, Hasan Prishtinën, Bedri Pejanin, Bajram Currin, Avni Rrustemin etj. E vazhduar me Lëvizjen Kombëtare (Kaçake) për Çlirim që qëllim kishte çlirimin e bashkimin e Kosovës me Nenën Shqipëri. E sidomos duhet vlerësuar përpjekjet e Organizatave të Fshehta për Çlirim Kombëtar te cilat përveç mbi 80.000 të rënëve në forma të ndryshme, mbi 666 shekujve të burgut deri në vitet e ’90, vetëm nga viti 1981 – 1990, për Republikën e Kosovës janë mbajtur mbi 250 shekuj burg, e qindra mijëra të shpërngulurve në anë të ndryshme të Globit. Është më shumë se turp, që të gjitha atyre përpjekjeve t’u mohohet shtet-formimi. E rrënjët e shtet-formimit të kërkohen në vitet e ’90, kur LKJ-istët dorëzuan librezat. Thua se vetëm kur atyre (që me dekada ishin në shërbim të LKJ-së), u doli gjumi, filloj historia e shqiptarëve për shtet-formim?!

Pa dyshim, vitet më të vështira ishin vitet 1989 – 1999, gjatë të cilave vite u shtrënguan që të ikin nga Kosova mbi 400.000 shqiptarë, në vende të ndryshme të BE-së, në SHBA, Turqi e Australi. Vite ku shqiptaret e Kosovës u përpoqën që me pa dëgjueshmëri qytetare ta refuzonin terrorin e gjenocidin serb. U përpoqën të ndërtojnë një pushtet paralel, i cili funksionoj në organizimin politik, Arsim, Financa e në Shëndetësi, por jo pa vështirësi. Kjo situatë edhe mund të vazhdonte, po gjithnjë e më tepër do t’i përngjante “Lojës se maces me miun”. Por gjendjen do ta ndryshonte LPK-ja e cila nga gjiri i saj nxori Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-ja) e udhëhequr nga Komandanti i saj – Adem Legjendari. Pa luftën titanike të kësaj të fundit, e cila luftë për shkak së shkaktoj një krizës humanitare, do të mbështetet nga Komuniteti Ndërkombëtar dhe NATO dhe u fitua. Nuk me kujtohet të jetë krijuar ndonjë shtet në Botë, veç Izraelit, pa luftë. Madje pa luftë nuk janë krijuar as SHBA-të!

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga 18 vjetori i Epopesë së Prekazit, nga 18 vjetori i një flijimi familjar, nder më të madhin në historinë e kombit shqiptar e të njerëzimit në përgjithësi, pa të cilin flijim nuk do të kishte mobilizim të kombit shqiptar për Luftën Çlirimtare. Për pasoj nuk do të kishte as çlirim. Vetëm përpjekja për të adresuar diku tjetër, shtet-formimin e Republikës së Kosovës, është krim ndaj flijimeve dhe përpjekjeve titanike të kombit në përgjithësi e shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Jo vetëm në ketë përvjetor, por sa herë kujtojmë e përkujtojmë, data e ngjarje të historisë sonë gati shekullore, për liri e çlirim kombëtar, duhet ta kemi në mendje e në zemër se themelet shtet-formuese të Republikës se Kosovës, janë në përpjekjet e Lëvizjes së Fshehtë Kombëtare për Çlirimin e Kosovës! Gjithçka tjetër nuk mund të konsiderohet as si një përrallë edukative për fëmijë. Askush mos të mendoj se historia e shtet-formimit te Republikës fillon në vitet 1989/90 apo në vitin 2007 e më vonë! E aq më pak, se luftën a pavarësinë e paska bërë ndonjë individ i vetëm pse e paska pas një “ëndërr”?! Përpjekjet e tilla, janë “lojë e fëmijëve plëngprishës”!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …