Barnat e importuara më parë nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina thuaja se janë zëvendësuar tërësisht me barna nga vende tjera. Zëvendësimin e këtyre barnave ndërlidhet me taksën 100 për qind të cilën Qeveria e Kosovës u ka vënë të gjitha importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina afër një vit më parë. Barnat e importuara nga këto dy shtete janë zëvendësuar me barna të vendeve të Bashkimit Evriopian por edhe me ato që prodhohen nga kompanitë farmaceutike të Kosovës. Autoritet e fushës së farmakologjisë por edhe pacientët kanë deklaruar se barnat vendore dhe ato që importohen nga vendet e Bashkimit Evropian përveç që kanë efekte të njëjta disa pej tyre kanë edhe çmim më të ultë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …