leoni

Kriza e madhe ekologjike ka bërë që vetëm në Amerikën e Jugut për 50 vite të zhduken 3 miliard zogj

Ekspertët e mjedisit kanë alarmuar se për shkak të ndotjes së mjedisit dhe problemeve të shumta ekologjike, vetëm në Amerikën e Jugut për 50 vite janë zhdukur 3 miliard zogj. “Shifra e zvogëlimit prej 3 miliardëve ka qenë shokuese për ne”, ka thënë Kenneth Rosenberg, shkencëtar në Universitetin Cornell dhe autori i kërkimit për zogjtë. Në artikullin e publikuar në revistën “Shkenca”, ekspertët kanë thënë se numri i zogjve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada ka rënë për 29 për qind në 50 vjetët e fundit. Shkencëtarë tjerë kanë paralajmëruar se ekzistenca e kafshëve është duke u rrezikuar për shkak të aktivitetit të njeriut. Zhdukja e tyre mund të ketë më pas ndikim të madh te njeriu për shkak të pasojave që mund të ketë ky fakt në ekosistem.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …