leoni

Aleksander Vuçiq

Mediet serbe paralajmërojnë për një takim të vështirë të presidentin Vuçiq me presidentin Tramp dhe kancelaren Merkel

Mediet serbe paralajmërojnë për një takim të vështirë të presidentin Aleksandër Vuçiq me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp dhe kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel në Nju Jork më 23 shtator. Gazeta “Novosti” shkruan se takimi do të jetë i vështirë pasi Uashingtoni dhe Berlini zyrtar duan njohjen e Kosovës nga Serbia. Nga ana tjetër, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është cituar të ketë deklaruar se çdo minutë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dolad Tramp, ia vlenë. Vuçiq ka shtuar më tutje që edhe nëse mbahet takimi me Trump, do të jetë shumë i shkurtër. Ai ka thënë se këto takime do të jenë të vështira, pasi që edhe ShBA’ja, edhe Gjermania qëndrojnë shumë fuqishëm në pozicionet e tyre karshi Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …