Osmani: Qytetarët dhe bizneset në Kosovë janë të dëshpëruar nga qeveria në ikje por LDK-ja do ua kthej shpresat

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani ka drejtuar kritika të ashpra kundër qeverisjeve të deritashme dhe ka shfaqur planin e saj qeverisës. Ajo theksoi se qytetarët dhe bizneset në Kosovë janë të dëshpëruar nga qeveria në ikje, por LDK-ja do ua kthej shpresat. Kosova është shndërruar në një vend pesimist për qytetarët dhe bizneset që operojnë, korrupsioni është bërë praktikë nga qeveria në ikje, kanë ndikuar në rënien e investimeve, Kosova është shndërruar në një vend që të huajt hezitojnë të investojnë dhe ta vizitojnë. Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani shtoi më tutje se Qeveria e LDK-së do shndërroj Kosovën në destinacion të investimeve të huaja strategjike, të largohen monopolet që kanë lidhje me politiken për të krijuar mjedis konkurrues dhe mundësi për të gjithë, rritja ekonomike do bëhet përmes sektorit privat, ëndrra për punësimi për të rinjtë nuk do jetë më sektori publik.

 

Kontrolloni gjithashtu

J. Juratoviq: Shembulli më i mirë për Kosovën e Serbinë është ai i dy Gjermanive, të cilat nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtare të OKB-së

Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik,  Kosovë-Serbi

Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …