IKD: Pavarësisht rritjes së numrit të gjykatësve gjykatat themelore kanë ulur efikasitetin e tyre në zgjidhjen e lëndëve

Instituti i Kosovës për Drejtësi ( IDK ) publikoi raportin analitik “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika”. Nga analizat e zhvilluara, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka konstatuar se pavarësisht rritjes së numrit të gjykatësve gjykatat themelore kanë ulur efikasitetin e tyre në zgjidhjen e lëndëve. Të dhënat tregojnë se vit pas viti, pavarësisht rritjes së numrit të gjykatësve, uljes së numrit të lëndëve të pranuara, rezulton se Departamentet e Krimeve të Rënda (DKR) të gjykatave themelore kanë ulur efikasitetin e tyre në zgjidhjen e lëndëve. Që nga viti 2016 e deri në vitin 2019, numri i gjyqtarëve në DKR të gjykatave është rritur për 19%, ndërsa efekti i kësaj rritje nuk ka rezultuar me rritje të numrit të lëndëve të zgjidhura, por përkundrazi ka pasur 334 lëndë më pak të zgjidhura. Efikasitet i ulët rezulton se ka qenë edhe në katër DKR të prokurorive themelore, ku sipas raporteve të Prokurorit të Shtetit del se ato nuk kanë arritur të përmbushin normën orientuese. Pavarësisht kësaj performance, në raporte zyrtare të këshillave nuk theksohet asnjë masë konkrete në drejtim të përmirësimit të situatës, theksoi në mes tjerash, Gëzim Shala, hulumtues nga IKD.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …