leoni

Sulm fatal në Bagdad: 73 të vrarë, disa të zhdukur, 112 në spitale

Autoritetet në Irak kanë njoftuar se shifra e të vrarëve nga dy shpërthime që ndodhën ditën e  diel, në tregun e një lagjeje shiite të Bagdadit, ka arritur në 73 njerëz, pasi shumë prej viktimave që ishin lënduar rëndë kanë ndërruar jetë gjatë natës. Pesë njerëz vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur, ndërsa 112 njerëz ndodhen ende në spital, një ditë pas shpërthimit në tregun Mredi.Pas sulmit të parë, të dielën, një sulmues vetëvrasës kishte hapur jelekun e tij të mbushur me bomba dhe e kishte shpërthyer atë, në mesin e një turme të madhe që ishte mbledhur për t’u dalë në ndihmë të lënduarve të shpërthimit të parë. Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi u bëri thirrje forcave të sigurisë që t’i shtojnë përpjekjet për t’i parandaluar terroristët që të kryejnë sulme të tjera kundër viktimave civile.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …