leoni

Haradinaj: Xhevë e Fehmi Lladrovci, ishin çdoherë në radhën e parë të sulmit, duke iu bërë krah i fortë lëvizjes për liri

Haradinaj: Xhevë e Fehmi Lladrovci, ishin çdoherë në radhën e parë të sulmit, duke iu bërë krah i fortë lëvizjes për liri

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin, ka thënë se ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit. “Të lindur për luftë, Xhevë e Fehmi Lladrovci, të cilët kisha fatin edhe t’i njoh nga afër, ishin çdoherë në radhën e parë të sulmit, duke iu bënë krah i fortë lëvizjes për liri e pavarësi. Në këtë përvjetor, përulem me nderim para veprës së tyre heroike. Kujtoj bashkëluftëtarët e tyre, Shefqet Zeka e Fatime Hetemi, dhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 114, që me krenari mbajti emrin e Fehmi Lladrovcit. Ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me aleat të NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me …