Dy javë më parë, qeveria miratoi Strategjinë Ushtarake për mbrojtjen e vendit në raste të jashtëzakonshme, ndërsa që prej dy vitesh është në fuqi Strategjia e Sigurisë Kombëtare. Të dyja këto vendime mbështesin realizimin e mbrojtjes së vendit vetëm në garancitë e nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë, Thoma Konduri, del kundër vendimit të qeverisë, pasi në asnjë nen nuk përmenden nocioni për strukturat rezerviste. Ai tregon për “Shekulli”-n se vendimi është i tejkaluar, pasi që të mbërrihet te neni 5, Shqipëria duhet të plotësojë kërkesat e nenit 3. Ky i fundit citon se, “me qëllim që të arrihen në mënyrë të efektshme synimet e këtij Traktati, palët, përmes vetëndihmës dhe ndihmës së vazhdueshme, do të ruajnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre individuale dhe kolektive për t’i bërë ballë sulmit të armatosur”. Sipas Kondurit, mosmarrja në konsideratë e këtij neni është e papranueshme në teori dhe e dëmshme në praktikë, pasi përgjegjësia për vendin i lihet të huajve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …